Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, propozon qe nje grup ekspertesh te pavarur te hapin dhe te vezhgojne kutite e zgjedhjeve.
Ndersa ne lidhje me çeshtjen e djegies se fleteve, Kume thote se KQZ ka te drejten e saj per te vepruar, por ne nje moment te tille, kur opozita kerkon hetimin e metejshem te procesit zgjedhor, ky institucion mund te behet objekt i sulmeve politike.
“Ne menyre fare te rastit, ne magazinat ku ruhen kutite, te zgjedhin per shembull 100 kuti, te verifikojne çfare permbajne keto kuti; pra te numerohen votat dhe te shikohet se si keto vota te numeruara jane zbardhur ne procesverbale dhe ne rast se do te gjendet mosperputhje midis faktit te fleteve te votimit dhe asaj se çfare eshte shkruar ne procesverbal, menjehere te fillojne proceset e penalizimit te atyre qe e kane bere kete veprim abuziv ndaj ligjit”, tha Kume.
Top Channel