Haiti, rrezohet avioni i OKB-se, viktima

10/10/2009 00:40

Nje avion i Organizates se Kombeve te Bashkuara me 11 persona ne bord eshte rrezuar ne Haiti.

Lajmi konfirmohet edhe nga nje zedhenes i Kombeve te Bashkuara i cili sakteson se numri i viktimave eshte 11.

Rrezimi i avionit ka ndodhur ne zonat periferike te kryeqytetit Port au Prince.

Autoritetet vendase njoftojne se nuk ka te mbijetuar dhe se nga rrenojat e mbetura pas perplasjes jane rikuperuar gjashte trupa te pajete ende te paidentifikuar.

Nderkohe qe shkaqet e rrezimit mbeten ende mister, por sherbimet meteorologjike pohojne se avioni mund te jete rrezuar si pasoje e turbullirave ajrore.

Top Channel