“Vizat”, Austria: Pretendimi per 1 janar jo real

08/10/2009 15:55

Dy jane ceshtjet aktuale te integrimit, qe kane nje rendesi te posacme per Shqiperine: liberalizimi i vizave dhe shqyrtimi i kerkeses per anetaresim ne Bashkimin Europian.

Keto tema u preken gjate, ne takimin mes ministrit te puneve te jashtme Ilir Meta dhe ministrit te Austrise, nje vend tradicionalisht mik, edhe per vete interesat ekonomike qe Austria ka ne rajon dhe ne Shqiperi.

 “Shikoj qe Shqiperia ka bere hapa ne procesin e liberalizimit te vizave, por mendoj se ky proces nuk eshte mbyllur akoma. Prandaj nuk mendoj se do te ishte nje pritje realiste qe me 1 janarin e vitit qe do te vije, Shqiperia te ishte ne kete proces. Por ky eshte nje proces qe monitorohet shume ngushte nga Komisioni Europian dhe sa me shpejt qe te ece Shqiperia ne standartet qe duhet te permbushe, aq me shpejt do te mund te realizohet edhe ky proces. Ne lidhje me procesin e anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, ne jemi ne favor te faktit qe Shqiperia duhet te trajtohet ashtu si cdo vend tjeter qe ka paraqitur nje kandidature. Prandaj ne jemi te mendimit qe Komisioni duhet te marre nje mendim nga Keshilli qe te mund te trajtoje sa me shpejt kerkesen e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Europian. Por dihet qe per kete parakushti eshte qe te kete stabilitet dhe nje klime konsensusi ne vendin tuaj”, u shpreh ministri Michael Spindelegger.

Sipas ministrit Meta qeveria ka vullnetin per te plotesuar te tera kriteret per liberalizimin e vizave, por disa ligje mbeten pa u miratuar per shkak te zgjedhjeve. Sipas tij, per reformat, duhet edhe bashkepunimi i opozites.

“Fakti qe ka protesta ne rruge, nuk eshte shenje se Shqiperia nuk eshte nje vend demokratik. Por kerkesat e opozites eshte me mire qe te shtrohen ne parlament”, theksoi Meta.

Ne axhenden e tij ministri austriak Spindelegger kishte edhe nje takim me liderin e opozites Rama.

“Nuk eshte detyra ime qe t’i jap keshilla opozites ne Shqiperi, por natyrisht qe komuniteti nderkombetar dhe Komisioni Europian do qe te kete qartesi ne lidhje me te ardhmen e Shqiperise dhe rrugen qe do te ndjeke ajo. Dhe natyrisht qe ne keto ceshtje kaq thelbesore duhet te jete nje mendim i vetem i cili te komunikohet edhe per publikun. Une natyrisht qe do ta pyes per opinionin qe ai ka ne lidhje me kete ceshtje, por natyrisht qe edhe do t’i them qe eshte e rendesishme qe Shqiperia te kete nje qendrim”, u shpreh  ministri austriak.

Keto qendrime ministri i Puneve te Jashtme te Austrise ia perseriti edhe Presidentit te Republikes, Kryetares se Kuvendit dhe kryeministrit.

Top Channel