Tajfuni “Melor” godet Japonine

08/10/2009 10:35

Nje tajfun i fuqishem ka shkaktuar rreshqitje dheu ne Japoni, per here te pare pas dy vjetesh, duke sjelle edhe nje carje te tokes.

Si pasoje dy persona kane humbur jeten, ndersa 40 te tjere kane mbetur te plagosur nga ererat e forta dhe shirat e dendura.

Tajfuni “Melor” ka goditur zonen jug-perendimore te Tokios, duke permbytur rruget, rrezuar pemet dhe duke shkulur catite e shtepive.

Shume fluturime dhe sherbime hekurudhore jane pezulluar, duke bllokuar keshtu banoret e periferive.

Tajfuni shkaktoi rreshqitje toke edhe ne ishullin Honshu, i cili eshte permbytur pothuajse i teri nga uji dhe dherat qe kane mbuluar rruget.

Top Channel