
Gjermania ka ne fuqi nje rekord te lavdishem, te cilin do te duhet ta mbroje te shtunen ne ndeshjen ne Moske kunder Rusise. Qe nga 1934 kombetarja e Gjermanise ne 72 eliminatore te Boteroreve nuk ka humbur asnje ndeshje ne transferte.
Kete do te duhet te mbroje edhe te shtunen, ku pas 822 ndeshjesh nderkombetare ne historine 101-vjeçare te “Nationalmanschaft”-it do te luaje per here te pare ne nje fushe me bar artificial. Por gjermanet nuk duhet ta perdorin kete si alibi.
Humbjet e vetme ne eliminatore per Gjermanine jane shenuar ne shtepi ne 1985 kunder Portugalise (0:1 ne Shtutgart) dhe ne 2001 kunder Anglise (1:5 ne Mynih).
Gazeta gjermane “Hamburger Abendblatt” kujton se, “vetem nje here i ka ecur ters Gjermanise, ne 1967, kur barazoi 0-0 me Shqiperine ne Tirane, duke humbur mundesine e Europianit e zhvilluar ne Itali. Atehere nuk u luajt ne bar natyral, por ne fushe me balte. Por ajo nuk mund te krahasohet me fushat moderne me bar artificial.
Top Channel