Australi, bie papunesia gjate shtatorit

08/10/2009 09:25

Ka rene, ndonese me nje ritem shume te vogel, papunesia ne Australi per muajin shtator, duke vajtur ne 5.7 per qind nga 5.8 qe ishte.

Sipas te dhenave te publikuara sot nga zyra e te dhenave statistikore, muajin e kaluar jane krijuar 40.600 vende te reja pune, 35.400 prej te cilave me kohe te plote. Behet fjale per nje konfirmim se vendi po del nga kriza ekonomike.

Rezultati eshte shume me i mire krahasuar me parashikimet e analisteve ekonomike, te cilet mendonin se do te kishte pasur nje humbje prej 10 mije vendesh, duke e rritur papunesine ne 6 per qind, niveli me i larte ne me shume se 6 vitet e fundit.

Top Channel