Moske, perkujtohet gazetarja Politkovskaja

07/10/2009 18:35

Qindra persona u mblodhen sot ne Moske per te perkujtuar vrasjen e gazetares investigative Ana Politkovskaja.

Manifestuesit, mes te cileve kishte aktiviste te njohur te te drejtave dhe njeriut dhe eksponente te opozites, kerkuan nga autoritetet ruse kapjen dhe ndeshkimin e autoreve te vrasjes.

Politkovskaja ka qene nje kritike e ashper e Kremlinit dhe kishte denoncuar disa here me shkrimet e saj abuzimet e te drejtave te njeriut.

Nderkohe, presidenti Dmitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin nuk u kujtuan fare per te, madje ky i fundit festoi i qete 57 vjetorin e lindjes.

Persa u perket vrasesve te gazetares se njohur, njeri prej tyre, i cili eshte arratisur nga Rusia ne Perendim, ka arritur t’iu shpetoje forcave te policise.

Top Channel