
Qeveria e Sri Lankes ka deklaruar se po merr masa per t’u siguruar se kampet ne te cilat strehohen refugjatet do te jene ne gjendje te perballojne shirat e dendura te sezonit.
Agjencite e ndryshme te OKB-se kane shprehur shqetesimin e tyre se kampet do te permbyten dhe se mijera njerez qe jetojne ne to nuk do te kene mundesi te perdorin ujin e pijshem.
Ne gusht, disa stuhi te papritura permbyten kampet ne fjale duke ndotur higjenen sanitare dhe ujin e pijshem. Mijera shtepi te improvizuara u demtuan gjithashtu nga shiu i dendur.
Tani, qeveria e Sri Lankes deklaron se po instalon me shpejtesi sistemet per thithjen e ujerave ne kampet ku jane vendosur te ardhurit, kryesisht nga vendet fqinje.
Rreth 10 per qind e refugjateve jane lejuar te largohen nga kampet dhe qeveria deklaron se ka ndermend te strehoje shumicen e atyre qe kane mbetur brenda fundit te ketij viti.
Aktualisht qeveria ndodhet nen presione te brendshme por edhe te jashtme per shkak te mbylljes se kampeve te medha ne rajonin e Vavunijas, prej nga refugjatet e luftes nuk mund te largohen lirisht.
Top Channel