
David Letterman i ka kerkuar ndjese bashkeshortes, Regina Lasko, per lidhjet jashtemartesore qe ka patur me pjesetare te stafit te ‘Late Show’.
“Sjellja ime e ka lenduar thelle. Kur ndodhin gjera te ketij lloji, lendohen njerezit prane teje, faji eshte i yti…ne kete rast i imi!”, tha Letterman.
Me pas ai shtoi se ne keto momente ose behet hap perpara dhe rregullohet dicka, ose nuk arrin te besh asgje.
Duke mos lene pas ironine qe e karakterizon Letterman nder te tjera tha: Kete mengjes kur hipa ne makine, as zonja e naviguesit satelitor nuk donte te fliste me mua.
Drejtuesi i show-t deklaroi publikisht javen e kaluar lidhjet e tij jashtemartesore me pjesetare te stafit, pasi nje tjeter punonjes i bente shantazh duke i kerkuar 2 milione dollare ne kembim te heshtjes per sa kishte ndodhur.
Letterman u martua me Regina Lasko ne mars te vitit te kaluar, ndersa cifti frekuentohej prej 20 vitesh. Letterman ka edhe nje djale 6-vjecar me Regina-n.
Top Channel