
Gjykata e Larte ne Itali ka filluar te rishikoje nje ligj qe i siguron kryeministrit Silvio Berlusconi imunitet ndaj hetimeve te prokurorise gjate kohes qe eshte ne detyre.
Ligji mbi imunitetin i ka dhene mundesi Berlusconi-t qe te terhiqet nga nje numer i larte akuzash, perfshire nje per korrupsion.
Nga ana tjeter, kundershtaret e tij politike deklarojne se ligji per imunitetin shkel parimin se, te gjithe qytetaret jane te barabarte para ligjit.
Nderkohe, keshilltaret e kryeministrit deklarojne se nese Berlusconi humbet, atehere ai mund te jape doreheqjen nga posti i tij.
Por vezhguesit nderkombetare thone se ka pak gjasa qe nje gje e tille te ndodhe, edhe pse nje vendim i ashper ndaj tij mund ta dobesoje poziten e Berlusconi-t.
“Nese ligji ne fjale konsiderohet jokushtetues, atehere do te hapet rruga qe Berlusconi te perballet me prokurorine, ne nje kohe kur nje sere skandalesh personale kane demtuar mbeshtetjen ndaj tij”, deklaron korrespondenti i BBC ne Rome Duncan Kennedy.
Menjehere pasi erdhi ne pushtet vitin e kaluar, Parlamenti italian kaloi nje ligj qe i jepte kryeministrit imunitet ndaj prokurorise gjate kohes qe eshte ne detyre.
Top Channel