
Drejtori i pergjithshem i FMN-se, Dominique Strauss Kahn ka bere thirrje qe te mos terhiqen politikat e stimujve ndaj ekonomise.
“Ekonomia globale eshte ne nje pozicion shume te brishte. Terheqja e parakohshme e politikave stimuluese mund te vrase rimekembjen”, ka deklaruar Strauss Kahn.
Kreu i FMN ka paralajmeruar se papunesia ka shume mundesi qe te lere nje “hije te gjate” mbi riperteritjen e ekonomise globale.
“Prandaj perpjekjet nuk duhet te ngadalesohen, sepse eshte ende i nevojshem identifikimi i humbjeve, rritja e kapitaleve te bankave dhe riperteritja e bilanceve bankare”, ka shtuar Kahn.
Deklaraten e tij zyrtari i larte e beri nga Stambolli, ku po zhvillohet mbledhja vjetore e FMN-se dhe Bankes Boterore.
Top Channel