Dollari bie pas planeve te naftes

06/10/2009 12:20

Dollari amerikan ka pesuar nje renie pas publikimit te nje lajmi se shtetet e Gjirit po zhvillojne bisedime sekrete per te zevendesuar kartmonedhen jeshile, qe eshte dhe valuta kryesore ne tregtine e naftes.

Lajmin e ben te ditur gazeta britanike “The Indipendent”, sipas te ciles Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillojne bisedime me Rusine, Kinen, Japonine dhe Francen.

Sipas burimit, propozimi eshte qe te largohet nafta nga dollari per nente vitet e ardhshme.

Lajmi beri qe euro te ngrihet me 0.5 per qind ndaj dollarit, ndersa paundi britanik me 0.4 per qind. Dollari pesoi gjithashtu nje renie prej 0.7 % ndaj jenit japonez.

“Ky eshte nje lajm i keq per dollarin, i cili po leviz ne tregjet nderkombetare dhe po tregon se bankat qendrore, jo vetem ne Azi, po kerkojne te largohen nga dollari”, ka deklaruar Jonathan Cavenagh, analist ekonomik ne Westpac.

Gjithesesi ai ka shtuar se nese lajmi rezulton i vertete, “do te kemi te bejme me nje ceshtje afatgjate qe do te kete disa pengesa per te kaluar”.

Top Channel