22-vjecarja, e paralizuar nga nje hamburger

05/10/2009 10:05

Ankthi i Stephanie Smith nisi nje mbremje vjeshte dy vjet me pare, ne nje darke familjare.Hamburger, sallate dhe patate furre, ushqimi klasik amerikan i nje te diele.

Por ne mishin e marre nga supermarketi, qendroi i gjithe problemi. Nuk behej fjale per nje cope mishi te cilesise se pare, sic thuhej ne etikete, por ishte nje produkt i perbere plot me copa dhjami.

Perberesit vinin nga Nebraska, Texas, South Dakota deri nga Uruguaj. 22-vjecares i nisen dhumbje te forta ne stomak. Mendoi se behet fjale per nje virus, Me pas nisi diarreja dhe gjaku ne fece. Dhimbja u be e padurueshme, aq sa u shtrua ne spital pese dite pas konsumimit te hamburgerit.

Ne spital u diagnostikua me Salmonele. Vajza hyri ne koma dhe qendroi ashtu per nente muaj. Kur doli prej saj, dhimbja i kishte shkaterruar sistemin e saj nervor. Nuk mund te ecte…ishte paralizuar!

“Perse mua? Perse nga nje hamburger?”, thote Spephanie, jeta e se ciles nuk eshte me si pare.

Ky rast u publikua edhe nga New York Times, qe i dedikoi plot dy faqe nje hetimi lidhur me ceshtjen.  Rezultat i hetimit ishte: vajzes i ra fati i keq ne ‘ruleten ruse’ dhe konsumoi ushqimin e gabuar nga supermarketi…rreziku eshte evident edhe per miliona amerikane te tjere!

Drama e Minnesota-s ka levizur dicka ne kete lloj sistemi te gjetjes dhe futjes se produkteve ne supermarkete.

Nderkohe Stephanie jeton ne shtepine e nenes se saj ne Cold Spring, kalon shume kohe te fizioterapistja, e cila paguhet nga kompania qe e helmoi.

Megjithate ajo rrezikon te mos levize gjithe jeten. Punonte si mesuese kercimi per femijet. Tani ato hapa nuk mund t’i beje me…

Top Channel