Vizat, PS: Qeveria nuk permbushi kushtet

02/10/2009 19:30

PS i eshte pergjigjur akuzave te nje dite me pare te ministrit te Jashtem Ilir Meta, se protestat e lajmeruara nga opozita po pengojne liberalizimin e vizave.

Permes deputetes Olta Xhacka, selia roze sqaron se Shqiperia nuk eshte perfshire ne programin e liberalizimit te vizave jo per shkak te kontributit te munguar te opozites, por per deshtimin sipas saj te qeverise ne plotesimin e disa kushteve te Komisionit Europian per vendin tone.

“Ne vleresimin e fundit te KE, Shqiperia ka mbetur ne klase ne permbushjen e standarteve te nevojshme per levizjen e lire te shqiptareve ne vendet e BE. Qeveria e Sali Berishes ka deshtuar ne hartimin e dokumenteve te identitetit sipas standarteve europiane, ne menaxhimin e kufijve, ne standartet per sigurine dhe ne mbrojtjen e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, ne vecanti te pakicave nderkombetare. Ne asnje pjese te raportit nuk thuhet se opozita po pengon qeverine”, ka deklaruar Xhacka.

Top Channel