Vizat, Italia: Mbeshtetje Shqiperise

30/09/2009 18:45

Italia vlereson progreset e bera nga Shqiperia dhe do te jape mbeshtetjen e saj ne procesin e liberalizimit te vizave me vendet e BE-se.

Deklarata eshte bere nga shefi i Njesise per Marredheniet me Jashte dhe Zgjerimin ne KE, Luixhi Soreka, ne nje takim me ministrin e Jashtem shqiptar, Lulzim Basha.

Nga ana e tij, Basha e ka informuar zyrtarin e KE me ecurine e procesit te pajisjes se qytetareve shqiptare me pasaportat biometrike.

Deri tani numerohen rreth 200 mije aplikime dhe mbi 190 mije pasaporta te prodhuara, qe sipas ministrit perben nje ritem shume me te larte se vendet e tjera te rajonit.

Top Channel