SHBA-Kube, se shpejti sherbim postar

30/09/2009 03:25

Shume shpejt mund te rivendoset sherbimi poster direkt midis Kubes dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Lajmi njoftohet nga Departamenti i Shtetit ne Uashington ku nder te tjera thuhet se nje delegacion zyrtaresh te larte te Shtepise se Bardhe prej mese gjashte ditesh po mbajne bisedime me ata kubaneze ne Havana.

“Po rikthehemi te bejme te njejten gje qe dy vendet e kane bere rregullisht me njeri-tjetrin. Ky sherbim ka qene me pare dhe jemi ne fazat e fundit te rifillimit te tij”, eshte shprehur perfaqesuesja e SHBA-se ne bisedime, Bisa Uilliams.

Top Channel