Masakra e Cerrikut, deshton procesi

29/09/2009 14:30

Ka deshtuar serish procesi ndaj nente te pandehurve te Masakres se Cerrikut dhe shkak eshte bere mungesa e avokateve mbrojtes ashtu sikurse edhe ne seancat e kaluara.

Me kerkese te prokurorit Adnan Xholi, gjykata njoftoi Dhomen e Avokatise dhe Ministrine e Drejtesise per te marre masa ndaj avokateve.

Megjithese avokati i te pandehurit Met Bozi mungonte, gjykata shtyu seancen perrreth 30 minuta per ta zevendesuar ate me nje tjeter mbrojtes te caktuar kryesisht nga gjykata.

Por ne castet qe palet jane ulur ne salle, dy avokate te tjere kishin braktisur gjyqin duke beret e pamundur vijimin e procesit.

Gjykata pezulloi afatet e paraburgimit per te pandehurit te cilet ishin prezente ne kafaz. Llazar bicja ,Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota, Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi akuzohen per ngjarjuen e 23 majit 1997 kur gjashte gardiste u vrane dhe disa te tjere mbeten te plagosur.

Top Channel