Shkoder, plagoset me arme 39-vjecari

28/09/2009 12:00

Nje 39-vjecar nga Shkodra eshte plagosur mesnaten e djeshme me arme zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te tregut te Zdrales ne qender te qytetit. I plagosuri shtetasi Ridvan Bajrami 39 vjec banues ne lagjen Ajasem te Shkoders ka qene ne moment pune duke ngarkuar nje kamion ne nje shesh ndertimi ku eshte qelluar me arme zjarri.

Ai ka marre vetem dy plumba ne kembe dhe pas nderhyrjes kirurgjikale ne spitalin rajonal te Shkoder gjendja shendetsore eshte permiresuar duke kaluar cdo rrezik per jeten. Ne vendin e ngjarjes mberriten menjehere grupet e gatshme dhe sherbimet e tjera te policise kriminale ku jane shoqeruar disa persona.

Ne mesin e tyre eshte gjetur edhe autori i vrasjes, nje 35-vjecar me inicialet B.K. Sipas policise behet fjale per nje gjakmarrje per shkak se viktima disa vjet me pare kishte vrare aksidentalisht te atin e autorit te ngjarjes se djeshme.

Top Channel