Perleshje me thika ne Vlore

28/09/2009 09:00

Dy te rinj kane perfunduar ne spital me plage thikash pas nje sherri banal, qe u rrezikojne seriozisht jeten. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Vlore, ndersa dy te plagosurit jane nga Fieri.

Kjo ka alarmuar menjehere policine lokale, e cila ka nisur punen per kapjen e autoreve, duke shoqeruar disa te dyshuar. Por, asnjeri prej tyre nuk ka rezultuar si autor i ngjarjes, megjithese deklarimet e marra nga oficeri i policise gjyqesore kane sjelle identifikimin e tij.

Ai eshte shpallur ne kerkim, nderkohe qe dy te plagosurit, Klodian Muho dhe Albano Brahushi, ndodhen ne spital ne gjendje te rende shendetesore dhe ende nuk eshte mundesuar komunikimi i policise me ta.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:30, ne lagjen “Pavaresia” te qytetit te Vlores. Mesohet se dy fieraket jane grindur per shkaqe banale ne nje lokal te zones me disa vendas dhe me pas sherri eshte zhvendosur ne zonen ne mes disa pallateve.

Sipas policise lokale, dy te rinjte nga Fieri kishin ardhur me nje automjet personal per nje dreke. Gjate drekes, ata kane shkembyer shikime me vendasit dhe kaq ka mjaftuar qe te plase debati, i cili ka degjeneruar ashper dhe te zotet e lokalit i kane nxjerre jashte te dyja palet.

Duke ikur, mes disa pallatesh, te rinjte nga Fieri jane perplasur serish me grupin e vlonjateve. Ne grindje e siper, pasi kane debatuar per motive banale, tre te rinjte kane nisur te shahen dhe me tej ngjarja ka degraduar ne perdorimin e armeve te ftohta. Klodian Muho, 25 vjeç, dhe Albano Brahushi, 22 vjeç, qe te dy nga Fieri, jane plagosur rende nga nje 26-vjeçar nga Vlora.

Ata jane derguar menjehere ne spital nga disa kalimtare te rastit, nderkohe qe autori i ngjarjes, bashke me shoket e tij, jane larguar me shpejtesi. Burimet nga spitali bene te ditur se si pasoje e sherrit rrezikojne jeten dy fieraket Muho dhe Brahushi, te cilet pasi jane qelluar disa here me thika nga autori i ngjarjes mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spitalin rajonal te Vlores.

Top Channel