Mbesa denoncon dajen: Tentoi te me perdhunonte

27/09/2009 08:15

Nje 21-vjecare ka denoncuar ne polici dajen e saj hajdut se ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me te.

Ngjarja e rende, sipas vajzes, ka ndodhur pasditen e se enjtes, kur 48-vjecari Kujtim Fregja kishte shkuar ne banese ne lagjen “Allias” dhe kishte tentuar te kryeje marredhenie seksuale, me force.

Incesti eshte nderprere nga te bertiturat e vajzes, e cila per dy dite me radhe nuk e ka hapur gojen. Megjithate, e gjithe skena eshte pare nga e ema e vajzes. Por gjithcka eshte bere publike, pasi daja i saj ishte prangosur nga policia per nje tjeter ngjarje.

Vajza ka shkuar te nje studio ligjore dhe ka depozituar kallezim ne polici. Forcat e policise kane verifikuar denoncimin dhe materialet ia kane servirur prokurorise per veprat penale te “marredhenies seksuale ose homoseksuale me persona te pazote per t’u mbrojtur” dhe te “marredhenies seksuale ne gjini”. 
Dy dite me pare, vajza, 21 vjece, se bashku me avokatin e saj, eshte paraqitur ne policine e Tiranes per te bere denoncim per nje te afermin e saj. Oficeret e policise gjyqesore jane shtangur ne momentin qe 21-vjecarja ka treguar se daja i saj kishte tentuar te kryente marredhenie seksuale me te.

Hetuesit e policise kane mbajtur te dhenat perkatese, ndersa kane verifikuar edhe denoncimin per personin konkret. Nga te dhenat e marra ka rezultuar se personi i dyshuar per incestin ishte Kujtim Fregja, nje kontingjent krimi. Ai ishte ndaluar nga Komisariati i Policise Nr. 3 per akuzen e grabitjes.

Nderkohe, seksioni i krimit brenda familjes ne policine e Tiranes ka vazhduar me tej per sqarimin e incestit, teksa kane marre ne pyetje edhe te emen e vajzes. Kjo e fundit ka treguar para policise se ka qene pasditja e se enjtes kur ka pare ne banese vellain, Kujtim Fregja, qe po tentonte te puthte vajzen e saj.

Menjehere ka nderhyre dhe e ka larguar nga shtepia 48-vjecarin dhe me pas i ka mbushur mendjen vajzes qe te bente denoncim ne polici per tentative te marredhenies seksuale me persona ne gjini. Vajza ka pranuar te deshmoje dhe ka treguar para oficereve te policise te gjitha tentativat e dajes. 
Sherbimet e Komisariatit te  Policise Nr.3 Tirane, kryen ekzekutimin e urdhrit te ndalimit te Prokurorise se Tiranes, ndaj Kujtim Fregjes, 48 vjec, lindur ne Shkoder dhe banues ne “Allias”, i denuar per vjedhje. Ky shtetas dyshohet se ne bashkepunim me nje person tjeter, kane tentuar te vjedhe me thyerje nje dyqan me artikuj ushqimore, ne rrugen “Mime Peza” Tirane. Krahas kesaj ceshtjeje, ne ngarkim te tij ka filluar procedimi penal per incest.

“Ndaj tij, eshte depozituar nje kallezim penal nga nje 21-vjecare ne prani te perfaqesuesit ligjor, se shtetasi i mesiperm, daja i saj, dy dite me pare (tri dite, shen., red) rreth ores oren 18:30, ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me te, ne banesen e saj”, thane burimet zyrtare nga policia e kryeqytetit.

Top Channel