Korce, maqedonasit dhurojne gjak

27/09/2009 08:05

Nje grup vullnetaresh nga Maqedonia kane dhuruar gjak ne qytetin e Korces.

Te pakten 50 persona te ardhur nga shteti fqinj kane ndermarre kete nisme humanitare ne ndihme te bankes se gjakut dhe njerezve ne nevoje ne Qarkun e Korces. Kane qene banore te Komunes se Cairit nga Shkupi, qe nepermjet organizates se Kryqit te Kuq maqedonas, jane organizuar per kete proces.

Dhurimi vullnetar i gjakut eshte kryer ne ambientet e spitalit civil dhe prane deges se Kryqit te Kuq ne Korce. Ekipi maqedonas eshte shprehur se krahas aspektit turistik ne qytetin juglindor kane preferuar te jene vullnetare per t’u sherbyer nevojave te komunitetit te zones per gjak dhe spitalit.

Sipas drejtuesve, kjo nisme synon te vendose me tej edhe bashkepunimin ne sektorin e shendetesise mes dy vendeve, si dhe per te sensibilizuar komunitetin vendas per ndermarrjen e iniciativave te tilla ne ndihme te te semureve.

Top Channel