Familja Zapatero e fotoja ‘e ndaluar’ me Obamen

26/09/2009 14:05

Duhet te ishte nje foto kujtim; imazh per albumin familjar ne udhetimin e te atit ne Shtepine e Bardhe. Ne fakt eshte kthyer ne nje ceshtje shteterore, fotoja e dy vajzave minorene te presidentit te qeverise spanjolle, Jose Luiz Rodriguez Zapatero me Michelle e Barack Obama.

Te gjithe te buzeqeshur ne foto, Zapatero, e shoqja, Sonsoles, dy vajzat Alba e Laura dhe cifti Obama.

Familja e Zapateros nuk e shoqeron kurre kryeministrin ne udhetimet e tij jashte shtetit, por ky ishte nje rast i vecante.

Fotografia perfundoi ne faqen web te Departamentit te Shtetit dhe prej andej ne site-t spanjolle dhe nderkombetare.

Ne Spanje ligji eshte i ashper ne mbrojtjen e privacise se minoreneve, ndaj aparatet nuk kane fiksuar asnjehere vajzat e kryeministrit.

Fotoja qe kaloi menjehere pertej Oqeanit solli me vete edhe zhurmen. Departamenti i Shtetit e fshiu menjehere ate nga faqja e vet pas kerkeses urgjente nga ana e Spanjes…duke i lene kohe ‘te vemendeshmeve” per ta marre dhe per krijuar nje incident te madh.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel