BB, mbeshtetje per shendetesine

26/09/2009 18:00

Ministri i Shendetsise, Petrit Vasili eshte takuar me drejtuesen e Bankes Boterore ne Tirane zonja Camile Nuamah, ku kane diskutuar mbi intensifikimin e marredhenieve dhe bashkepunimin  ne fushen e shendetsise, per realizimin e nje sere projektesh ne zbatim te reformes ne shendetesi.

Zonja Nuamah nga ana e saj ka shprehur disponibilitetin e saj per mbeshtetjen e Bankes Boterore ne zhvillimin e politikave shendetsore.

Vasili dhe Nuamah kane diskutuar gjate per pergatitjen e reformave te reja mbeshtetese ne sektoret sociale. Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili eshte takuar edhe me ambasadorin e Turqise ne Tirane ku ne qender te bisedes ka qene bashkepunimi i dy vendeve ne fushen e shendetsise.

Vasili theksoi se duhet te shikohen mundesite aktuale per gjetjen e zgjidhjeve konkrete  per te bere te mundur mbulimin e shpenzimeve spitalore nga siguracionet spitalore.

Top Channel