
Per presidentin amerikan Barack Obama nuk ekzistojne “pergjigje te persosura” mbi perballjen dhe tejkalimin e problemit te Afganistanit.
E ka pranuar vete ai ne nje konference per shtyp pas samitit te grupit te vendeve te G20 qe u mbajt ne Pitsburg te Pensilvanise.
Obama eshte shprehur i vetedijshem per faktin se ne Shtetet e Bashkuara popullsia eshte gjithmone e me e pakenaqur per shkak te konfliktit, qe po u merr jeten dite pas dite ushtareve amerikane.
“Nuk eshte e lehte dhe pres qe opinioni publik te formuloje disa pyetje vertet te veshtira. Eshte pikerisht ajo qe po bej edhe une”, ka deklaruar Obama.
Presidenti ka aluduar per rishikimin qe po i behet strategjise se deritanishme ushtarake dhe vendimit per dergimin e trupave perforcuese.
“Por, sic e dini, nuk do te arrijme te gjejme pergjigje te persosura. Mendoj se kushdo qe ka ekzaminuar situaten ne Afganistan e kupton sa e veshtire dhe komplekse eshte ajo”, ka pohuar presidenti.
Top Channel