Reforma, levizin “pleqte” e gjykatave

25/09/2009 08:40

Riorganizimi i sistemit te  gjyqesorit do te filloje nga “pleqte” e seciles gjykate ne Shqiperi.

Burime prane KLD-se thane per gazeten “Shqip” se “reforma” ka filluar dhe po studiohet me hollesi organika e çdo gjykate, ku me te predispozuarit per te levizur jane individet qe kane mbi shtate vjet ne ate institucion drejtesie.

Nje gje e tille, sipas Keshillit, realizohet per te nderprere lidhjet e ndryshme qe mund te kene me gjyqtaret e tjere, prokuroret, avokatet, te cilet mund te influencojne ne nje vendim gjyqesor.

Riorganizimi pritet qe te ndryshoje te gjithe vendimmarrjet ne rang republike dhe pritet qe pas muajit tetor te kete nje shpejtesi ne dhenien e vendimeve.

Sipas burimeve nga KLD-ja, levizjet e para ne gjykata do te fillojne keto dite dhe pritet qe te levizin mbi 100 gjyqtare, çka do te thote nje e treta e te gjithe gjyqtareve ne Shqiperi.

Nje risi ne kete reforme do te jene transferimet pa pelqimin e gjyqtarit, ndersa pritet qe te kete reagime te forta.

Gjithsesi, Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Ministria e Drejtesise kane percaktuar se vendimmarrja ne sistemin gjyqesor do te jete shume e shpejte, ndersa niveli i gjykimit do te permiresohet ndjeshem.  

Top Channel