Kuvendi miraton ndryshimet ne buxhet

24/09/2009 13:25

Kuvendi i Shqiperise miratoi ndryshimet e paraqitura nga qeveria per buxhetin e shtetit, ku parashikohet ulje e te ardhurave me rreth 10 miliarde leke.

Qeveria pretendoi se tkurrja e te ardhurave ka ndodhur nga renia e arketimeve ne dogana e tatime si pasoje e krizes nderkombetare.

Buxheti i ri parashikon nje rishperndarje te parave per investimeve, por ne total deri ne fund te vitit vlera e investime publike rritet me 8 miliarde leke me shume nga buxheti i fillimvititi.

Deficiti buxhetor si pasoje e ketyre levizjeve do te rritet me 25 miliarde leke te tjera duke arritur ne 75 miliarde leke, vlera me e larte historike.

Ministri Bode parashikon qe ne fund te vitit ekonomia do te ruaje ritme te larta rritjeje, sipas tij rreth 5 per qind.  

Top Channel