Plagosi dy te rinj, arrestohet ne Rinas

23/09/2009 09:05

Kapet ne Rinas nje i kerkuar nga Policia e Lacit per plagosjen e dy te rinjve.

Dje, nga strukturat e hetimit te krimit te Komisariatit te Policise Rinas u mundesua kapja e shtetasit ne kerkim, Ermir Kasmi, 33 vjec, lindur dhe banues ne Milot. Ky person eshte kthyer me linjen ajrore te fluturimit “Alitalia-Milano” dhe nga verifikimet e kryera ne sistemin TIMS rezultoi se ishte person ne kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin e dates 9 qershor 2008, ka caktuar masen e sigurise “arrest me burg”, duke e akuzuar per vepren penale te “vrasjes se mbetur ne tentative.

Behet fjale per nje ngjarje te ndodhur me 25 maj te vitit 2008. Nga kjo ngjarje, Leonard Cela, 21 vjec dhe Elton Kalaveri, 24 vjec, te dy nga Fushe-Mamurrasi, jane goditur me arme zjarri per shkaqe dhe rrethana te panjohura. Ata jane derguar menjehere ne spital, njeri drejt Spitalit Ushtarak dhe tjetri drejt Spitalit nr. 2 ne Tirane.

Burime nga Policia e Lacit thane ne ate kohe, se gjendja e dy te rinjve eshte e rende dhe ata jane ne gjendje kome. Por, pak kohe me vone, gjendja e tyre u permiresua, duke shpetuar nga vdekja. Nderkohe, policia mundi te beje identifikimin e autorit, i cili rezultoi Ermir Kasmi nga Fushe-Miloti, qe kishte qelluar me arme nga automjeti i tij nje “Range Rover” me targa te Kosoves.

Top Channel