Obama: Koha per te shpetuar Token po mbaron

23/09/2009 10:05

“Kercenimi eshte i madh dhe nese nuk nderhyjme sa me shpejt rrezikojme, per brezat pasardhes do te leme nje situate katastrofike”. Ky eshte thjelbi i deklarates se presidentit amerikan Barak Obama ne sesionin e 64-t te Asamblese se OKB-se qe po mbahet ne Nju Jork.

Kreu i Shtepise se Bardhe e cilesoi gjendjen e klimes si shume te rende dhe sipas tij, ndoshta koha per te nderhyre me urgjence, po skadon. Me tej, ai nuk e fshehu se per te arritur nje marreveshje te perbashket nuk do jete e lehte, por shtoi se puna me e madhe do te behet ne samitin e Kopenhagenit ne muajin dhjetor.

“SHBA-te kane bere pak ne kete drejtim por kjo eshte nje dite e re dhe nje ere e re dhe mund te them me krenari se SHBA ka bere me shume gjate 8 muajve te fundit se ne gjithe periudhen e industrializimit per te pakesuar emetimin e gazrave ne atmosfere. Ne vijim, ai iu drejtua edhe Kines e Indise si dy ndotesit e te medhenj te planetit, duke kerkuar nga keto dy vende qe te marrin masa urgjente.

Eshte pikerisht Kina qe ka dhene sinjale bashkepunimi. Presidenti Hu Jintao tha se vendi i tij ka si qellim reduktimin e anhidridit karbonik per cdo njesi brenda vitit 2020. Perpara nje plateje me mbi 100 lidere boterore, Hu Jintao shtoi se qeveria e tij po ndermerr reforma dhe do vazhdoje te veproje me vendosmeri. Ai vuri theksin ne shtimin e eko-sistemeve. Kina dhe SHBA konsiderohen si dy vendet qe i bejne me shume dem Tokes me 40 % te emetimit te dioksidit te karbonit ne atmosfere.

Nderkohe edhe kryeministri i ri japonez, Jukio Hatojama eshte dakort me “Marreveshjen Jeshile” te presidentit Obama, duke thene se vendi i tij do reduktoje me 25 % emetimin e gazit serre deri ne vitin 2020.

Punimet ne pallatin e qelqte u hapen nga sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun qe kerkoi nga komuniteti nje marreveshje me baze te gjere e cila mund te zevendesoje Protokollin e Kiotos deri ne vitin 2013. “Kemi ne dispozicion me pak se 10 vite per te evituar skenaret ekstreme. Ne Arktik akujt mund te zhduken deri ne vitin 2030 dhe pasojat do prekin popujt e cdo kontinenti”, theksoi Ban Ki Mun. Sipas tij, traktati i ri duhet te kete objektiva te qarte qe parashikojne marrjen e masave te menjehershme. “Deshtimi i mundshem i Kopenhagenit do ishte moralisht i pajustifikueshem, ekonomikisht miop dhe politikisht i deshtuar”, perfundoi sekretari i OKB-se.  

Top Channel