Kukes-Morin, perfundon segmenti i fundit

23/09/2009 08:10

Takohen segmentet e fundit te autostrades Kukes-Morin. Ndonese nuk eshte shtruar ende me asfalt dhe nuk eshte plotesuar ne pikepamje teknike, eshte lidhur me ne fund segmenti me problematik i aksit te autostrades, pikerisht ai qe kalon perbri qytetit te Kukesit.

Ne muajin qershor te ketij viti, te gjitha pjeset e segmentit te autostrades nga Kukesi deri ne Morin kishin perfunduar, me perjashtim te ketij segmenti. Punimet per kete copez te autostrades do te vazhdojne per te mundesuar ne te ardhmen edhe shtrimin me asfalt.

Ne Mamez automjetet levizin rreth 7 km ne rrugen e vjeter, per te rimarre autostraden ne Fushe-Dukagjin deri ne Rreshen e keshtu me radhe. Ne kete segment punimet qe kane nisur ne prill te vitit te shkuar, pritet te perfundojne ne fund te ketij viti.

Inxhinieret tregojne se ky segment prej 5.5 km eshte nder me te veshtiret e gjithe autostrades, pasi ka nje gjatesi prej 1300 m linear urash dhe nje terren teper shkembor. Sidoqofte, takimi i segmentit te fundit te autostrades ne qytetin e Kukesit ka shkurtuar rreth 9 km distance nga Morini ne Kukes, me sakte tek ura e Drinit te Zi, dhe ka shmangur perfundimisht kaosin e qarkullimit rrugor brenda qytetit te vogel, ku krijohej edhe nje ndotje e madhe e mjedisit.
Nderkaq, vendosja e orarit per bllokimin e tunelit te Kalimashit, nuk ka krijuar probleme per udhetaret dhe biznesmenet qe udhetojne drejt Tiranes apo Prishtines. Por, nga ana tjeter, shkurtimi i orarit te pasdites ka bere qe te ndryshojne shume nga skemat e vendosura te trafikut te udhetareve dhe biznesit.

Keshtu, mesohet se kane ndryshuar oraret e autobuseve, kryesisht nisja nga Tirana, si edhe oraret e furnizimit te tregut te shumices me produkte bujqesore etj., nga rrethet e tjera. Keshtu, autobuset e fundit qe me pare niseshin ne oren 18.00 nga Tirana dhe automjete te tjera edhe me vone, deri ne 21.00 te mbremjes per te kapur oren 23.00 ne tunel, tashme nisen jo me vone se ora 16.00.

Ne nje nga agjencite e udhetareve ne Prizren tregojne se levizjet e autobuseve kane nderruar oraret e levizjes se udhetareve. “Kemi me shume problem kthimin nga Tirana. Kur tuneli ishte i hapur kthimi behej ne oren 18.00, pasi mendohej se arrinin te mbaronin pune brenda dites per t’u kthyer serish”, na thone ne nje agjenci udhetimi. Ata qe e kane ndier disi me teper mbylljen e tunelit te Thirres per perfundimin e punimeve, kane qene bizneset.

Reduktimi i orarit te tunelit e ka crregulluar disi sistemin e vendosur me pare per transportuesit e produkteve bujqesore nga Myzeqeja dhe rrethe te tjera te Shqiperise drejt Kosoves. Para vendosjes se kufizimit te orarit, transporti behej kryesisht ne oret e vona te mbremjes, rreth ores 23.00, ndersa tani jane detyruar qe te nisen me heret.

Top Channel