TIA: Partite te publikojne donatoret

21/09/2009 14:50

Per te disaten here dega shqiptare e OJQ-se se njohur nderkombetare “Transparency International”, kerkoi transparence per financimet e partive gjate fushates elektorale. (UPDATE)

Sipas kesaj organizate, 3 muaj pas zgjedhjeve njihen vetem fondet publike. Por, nuk ka ende asnje informacion per donacionet private.

“TIA kerkon nga partite politike te publikojne regjistrin e dhurimeve gjate fushates zgjedhore. Publikimi eshte menyra me e mire per te verifikuar nenin e kodit zgjedhor qe ndalon investimet nga subjektet e posacme, si perdorimi i fondeve publike apo donacionet e investitoreve te huaj”, thote Endri Shabani, nga TIA.

“Transparency International Albania” gjykon se nenet e kodit aktual zgjedhor, nuk arrijne te garantojne zbatimin e transparences, nje detyrim qe parashikohet edhe ne Kushtetute. Ndaj “Transparency International Albania” propozon hartimin e nje ligji te plote per financimin e partive politike.

Top Channel