Kube, koncert gjigant me kengetare latine

21/09/2009 13:25

Nje koncert me kengetare latine ka mbledhur rreth 1 milione kubaneze ne Sheshin e Revolucionit te veshur te gjithe me te bardha.

Evenimenti, me i madhi qe prej revolucionit te vitit 1959, mbushi sheshin kryesor te Havanes.

Koncerti gjigant edhe pse ju kushtua muzikes hapi nje debat ne lidhje me mesazhin politik qe ai jepte.

Organizatori, kengetari kolumbian Huanes, thote se ka marre disa kercenime me vdekje nga kundershtaret e regjimit qe jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Megjithate qellimi i tij ka qene perhapja e mesazhit “Paqe pa kufi”, nje perpjekje kulturore per te patur paqe ne gjithe rajonit.

Shume prej banoreve nuk kishin ndjere kurre me pare emocionet e nje koncerti te tille, mirepo vapa beri qe shume prej tyre te largoheshin nga sheshi me barrela.

Top Channel