Obama: Papunesia do te rritet

20/09/2009 17:15

Ne kuader te parashikimeve ekonomike, vetem pak kohe para mbajtjes se G20, presidenti Obama paralajmeron amerikanet se papunesia edhe per 2-3 muaj do te vazhdoje te rritet.

“Ekonomia do te vazhdoje te permiresohet dhe te ripozicionoje themelet e saj, por papunesia ne Amerike do te vazhdoje te rritet edhe per 2-3 muajt e ardhshem”, eshte shprehur presidenti per televizionin amerikan CNN.

Deklarata e Obames vjen pas pohimeve te tij ne lidhje me sistemin financiar si dhe fjalimit te shumepritur ne “Wall Street” ku u shpalosen edhe pikat kyce ekonomike pas rimekembjes.

Top Channel