Klasa politike uron Bajramin

20/09/2009 20:10

Meqe selia e komunitetit myslyman po rikonstruktohet, perfaqesuesit me te larte te islamit ne Shqiperi i priten urimet per Bajram, ne restorantin e nje hoteli ne Tirane.

Per Presidentin Topi sot eshte dita e kthjellimit te shpirtit. Mesazhi me i mire, sipas tij, eshte ai i tolerances.

“ Te mos prekim nga fryma e debatit strukturen e konstriktucionit te shpirtit. Debati eshte shume i nevojshem shume i dobishem por deri aty ku te mos preken kufijte e tolerances dhe te solidaritetit”, eshte shprehur Presidenti i Republikes, Bamir Topi

Me pas kreu i shtetit uroi edhe ne Kryegjyshaten Boterore te Bektashinjve

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministri Sali Berisha ishin paradite ne Myftinine e Shkodres.

“Eshte nje dite ne te cilen qe te gjithe ndjehemi me mire duke nderuar ate periudhe sakrifice, nje sakrifice qe ka per baze te vet vlera te medha”, eshte shprehur Topalli.

Kryeministri perfitoi per te pershendetur nga Shkodra, tolerancen e komuniteteve fetare ne vend.

“Gjej rastin te falenderoj me mirenjohjen me te thelle udheheqesit per tolerancen dhe bashkejetesen fetare deshmi e shpirtit te madh te shqiptareve, te kombit shqiptar”, deklaroi nga Shkodra Berisha.

Afer mesdites, kryeministri mberriti ne Tirane per te uruar edhe Selim Muçen, kryetar i komunitetit mysliman shqiptar. Sipas shefit te qeverise, dita e Bajramit eshte nje dite shprese. Nje dite qe te ben te shohesh me besim drejt se ardhmes.

Mesazhe urimi u percollen edhe nga politikane dhe perfaqesues te trupit diplomatik. Ambasadori i Kosoves Gazmend Pulaj dhe ambasadorja e Frances Maryse Daviet, nderkohe qe ambasadori i OSBE Robert Bosch uroi ne shqip. Ambasadori i Iranit Alibeman Eghbali Zarach, u ul ne krah te ambasadores britanike Fiona McIlwham. Kurse ambasadori amerikan John Withers, beri kujdes te shfajesohet per mungesen e tij ne darken e iftarit.  

Top Channel