Me pelqim apo pa pelqim, me deshire apo pa deshire, nje gje eshte e sigurt dhe duhet te zbatohet: nxenesit e shkollave te arsimit parauniversitar duhet te vishen te gjithe me uniforme.
Kjo nuk vjen si nje kerkese nga ana e mesuesve apo shkollave ku mesojne nxenesit. Kjo eshte nje nga masat qe Ministria e Arsimit ka marre per kete vit shkollor.
Nje piken 5.1 te udhezimit te Ministrise se Arsimit per vitin shkollor 2009-2010, thuhet se:
“Nje vemendje te veçante i kushtohet zbatimit te udhezimit per uniformen e nxenesve ne shkolle te mesme. Respektimi i uniformes shkollore eshte nje kerkese per nje etike dhe estetike shkollore”, sqarohet ne udhezim.
Per ngjyrat, prerjet, veshjet dhe gjithçka tjeter u lihet ne dore drejtorive te shkollave, te cilat me bashkepunim, mirekuptim me nxenesit duhet te vendosin per zgjedhjen me te mire.
Top Channel