L. e Mesme, Mitchell mbyll misionin pa sukses

18/09/2009 21:55

I derguari i SHBA per Lindjen e Mesme, George Mitchell e ka perfunduar turin e tij ne kete rajon pa arritur nje marreveshje me autoritetet lokale.

Mitchell u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ne Jeruzalem per te diskutuar per ndalimin e ndertimeve te Izraelit ne Bregun Perendimor, por nuk arriti nje marreveshje.

Ai u takua gjithashtu me presidentin palestinez Mahmud Abaz, por edhe me ate nuk arriti qellimin e tij.

Tani Mitchell shpreson qe te arrihet nje konsensus ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se qe do te mbahet javen e ardhshme ne Nju Jork.

Negociatori palestinez Saeb Erekat ka deklaruar se, nuk mund te arrihet ende nje marreveshje me Izraelin dhe asnje zgjidhje e mesme.

Ndersa nje zyrtar izraelit ka sugjeruar se mund te krijohet nje boshllek ne ndertimin e pallateve ne Bregun Perendimor, por pa perfshire Jeruzalemin lindor.

Top Channel