Sherr me thika në Sarandë/ Plagosen tre persona, dy të arrestuar, një tjetër në kërkim
Nje dite pas deklarates se ministrit te Jashtem Karl Bildt, presidenca suedeze, ne emer te 27 vendeve anetare te Bashkimit Europian ka publikuar qendrimin e saj mbi zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit ne Shqiperi.
Ne komunikaten e saj, presidenca europiane vlereson faktin se zgjedhjet permbushen nje pjese te mire te angazhimeve te OSBE-se, edhe pse nuk realizuan teresisht potencialin e Shqiperise per t’ju permbajtur standarteve me te larta per zgjedhje demokratike.
Raporti i OSBE-se nenvizoi se zgjedhjet treguan progres te prekshem, ne vecanti per regjistrimin e votuesve dhe procesin identifikues, kuadrin ligjor, votimin, numerimin dhe gjykimin e kontestimeve elektorale, por me keqardhje ne raport theksohet politizimi i aspekteve teknike te procesit, duke perfshire ketu si numerimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit, si dhe dhunen e verejtur gjate fushates zgjedhore.
Bashkimi Europian thekson rendesine per te garantuar ekzaminimin e parregullesive ne zgjedhje, te nxirren mesime dhe qeveria e te gjitha partite e perfshira duhet te ndjekin rekomandimet e bera ne kete raport.
BE inkurajon te gjitha partite politike ne Shqiperi qe te vazhdojne nje dialog konstruktiv politik. Ne vecanti, ruajtja e nje dialogu te perhershem ne Parlament eshte element kyc i demokracise.
Ne perfundim te komunikates, presidenca suedeze konfirmon angazhimin e BE-se per te mbeshtetur Shqiperine ne kete proces te rendesishem, duke ndihmuar vendin ne rrugen e tij drejt integrimit europian.
Top Channel