PS: Qeveria, prodhim i manipulimeve

17/09/2009 14:20

Partia Socialiste nuk heq dore nga kerkesat saj, mosplotesimi i te cilave kushtezon futjen ne kuvend.

Pas betimit te qeverise se re, socialistet vleresojne se te gjitha keto procedura jane te paligjshme, pasi zgjedhjet nuk ishin te ndershme dhe se kabineti nuk eshte gje tjeter vecse shembelltyre e deformimit te moralit.

“Qeverisja eshte e prodhuar me manipulime elektorale. Votat u trafikuan nga e majta ne te djathte ndaj ne kerkojme leximin e sakte te verdiktit te popullit”, thuhet ne reagimin e Partise Socialiste

Sipas PS, Berisha dhe Meta po instalojne ne vend ‘regjim kusaresh’.

Top Channel