GRECO: Ende probleme me korrupsionin ne Shqiperi

17/09/2009 19:30

GRECO, Grupi i shteteve kunder Korrupsionit ne Keshillin e Europes ka publikuar raportin e 3-te per Shqiperine.

Raporti fokusohet ne denimin e korrupsionit dhe transparencen per fondet e partive politike ne vend. Shqiperia aderon ne kete strukture te Keshillit te Europes nga viti 2001 ndaj detyrohet te pershtase legjislacionin e saj me konventen ligjore te krimit mbi Korrupsionin dhe protokollet shtese, si dhe  rregullat e perbashketa ne luften kunder korrupsionit per financimin e partive politike dhe fushatave elektorale.

Persa i takon denimit te korrupsionit, GRECO  identifikon ne raportin e tij se ka boshlleqe ne kuadrin ligjor shqiptar qe kufizojne zbatimin e masave kunder rryshfetit nga zyrtare te huaj apo vendas. Niveli i ulet i sanksioneve per rryshfetet e kryera ne sektorin privat, vakumi ne lidhje me juridiksionin per shkeljet tregtare dhe rryshfetin e ushtruar jashte vendit, si dhe zbatimi praktik i kodit penal duhet te rriten.

Ne lidhje me transparencen e financimit te partive, raporti pranon se Shqiperia eshte e angazhuar aktualisht ne nje proces premtues te reformes qe synon te korrigjoje nivelin e ulet te transparences ne financimin e partive shqiptare. Por, duhet zhvilluar nje mekanizem i pavarur dhe i fuqishem per monitorimin e  financimit te fushates zgjedhore dhe fondet e partive ne pergjithesi, pasi regjimi aktual nuk ka efekt mbi pergjegjesite e perbashketa te institucioneve te ndryshme.

Raporti vlereson se ekziston nje nevoje e qarte per te perputhur Ligjin per partite politike me standardet e Kodit te ri Zgjedhor ne lidhje me transparencen, mbikeqyrjen dhe zbatimin. Autoritetet shqiptare kane kerkuar te vijojne perpjekjet e tyre per te krijuar dhe zbatuar nje sistem te plote te transparences se financimit politik. Grupi i Shteteve kunder Korrupsionit ne Keshillin e Europes i ka derguar Shqiperise nje liste me 12 rekomandime te cilat duhet te zbatohen deri ne fund te vitit 2010.

Top Channel