Britani, kapet me kokaine shqiptari

17/09/2009 16:20

Doganieret britanike kane zbuluar 5,1 kilogram kokaine ne makinen e nje shqiptari, i cili se bashku me nje shtetas italian tentonin ta kalonin ne Angli.

Afrim Gjuni dhe Sergio Veroneze jane arrestuar menjehere pas kontrollit te makines ne portin e Doverit.

Lajmin e arrestimit e ka konfirmuar per Top Channel nje zedhenese e doganave britanike.

Sipas saj Afrim Gjuni 27 vjec jetonte ne qytezen Luton. Ai kishte mundur te fitonte statusin e emigrantit dhe nje pasaporte udhetimi leshuar nga Ministria e Brendshme Home Office.

Ndersa per italianin Sergio Veroneze eshte zbuluar se ai kishte hyre dhe dale nga porti i Doverit edhe disa here te tjera.

Gjuni dhe Veroneze do te gjykohen ne Gjykaten e Krimeve Canterbury Croen Court me 24 Nentor 2009 si te akuzuar per tentative te importit te 5,1 kg kokaine.

“Nese kokaina do te mund te kalonte portin e Doverit, atehere vlera e shitjes do t’i kalonte 700 mije sterlina” ka deklaruar zedhenesja e doganave britanike.

Sipas policise te zones se Kentit e cila po kryen hetime te metejshme mesohet se Afrim Gjuni se bashku me Sergio Veroneze ishin korriere te nje grupi kriminal ne Londer te perfshire ne tregtine e Kokaines.

Kapja e kesaj sasije kokaine ne makinen ne Afrim Gjumit shenon nje rekord per sasine e nartokikeve kapur nje shqiptari.

Ne te shkuaren sasia me e madhe kapur trafikanteve shqiptare ne portin e Doverit, ne jug te Anglise, ka qene jo me shume se 3 kg lende narkotike e tipit heroine apo kokaine.

 

Top Channel