Afganistan, Karzai shmang balotazhin
17/09/2009 00:55
Presidenti afgan, dhe kandidat ne zgjedhjet e muajit te kaluar ka siguruar mbi 54 perqind te preferencave afgane duke shmangur balotazhin, te pakten deri sa te mbaroje hetimi i procesit zgjedhor.
E shprehur ne shifra Karzai ka 3 milion e 93 mije e 256 flete votimi ne favor te tij, ndersa ndjekesi i tij me i afert ish ministri i Jashtem, Abdullah Abdullah ka marre vetem 28 perqind te votave ose 1 milion e 571 mije 581 flete votimi.
Megjithe shpalljen e ketij rezultati, Karzai edhe per disa kohe nuk do te shpallet fitues pasi rezultati nuk do te certifikohet nga Komisioni Zgjedhor pa mbaruar hetimi i nisur ne lidhje e parregullsite ne procesin zgjedhor.
Top Channel