L. e Mesme, negociatori i SHBA zgjat misionin

16/09/2009 21:40

I derguari i SHBA per Lindjen e Mesme, George Mitchell ka vendosur te zgjase misionin e tij ne kete rajon, ne tentative per te arritur nje marreveshje qe te ndale ndertimet e Izraelit ne Bregun Perendimor.

Per kete arsye, Mitchell ka zhvilluar nje takim te paprogramuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara po kerkojne nje moratorium ndaj zgjerimit te ndertimeve qe te jete i pranueshem edhe nga pala palestineze.

Uashingtoni shpreson te rifilloje bisedimet per paqen ne nje samit gjate Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe do te mbahet kete muaj.

Bisedimet dypaleshe jane nderprere qe ne dhjetor dhe Mitchell ka deklaruar se eshte jashtezakonisht urgjente qe ato te rifillojne.

Top Channel