Turizmi, mbi 2 milione vizitore

15/09/2009 17:15

Numri i turisteve qe kane vizituar Shqiperine gjate kesaj vere deri ne fund te gushtit  ishte mbi 2 milion duke patur nje rritje prej rreth 42.5 perqind me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare.

Mbi 91 perqind e tyre sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Turizimit kane qene pushues dhe fare pak kane mberritur per qellime biznesi apo vizita ditor.

“Krahasuar me  vendet e rajonit Shqiperia ka shenuar rritje te prurjeve te shtetasve te huaj ne kete ka ndikuar nje marketing i mire qe i eshte bere Shqiperise ne shfaqjen dhe njohjen si vend turistik”, u shpreh Genc Pasko, ekspert turizmi.

Sipas perfaqesuesve te shoqatave te turizimit zhvillimi i metejshem i ketij sektorit kerkon investim dhe permiresim ne disa prej elementeve baze te te berit turizem

Te dhenat nga Ministria e Turizmit tregojne te ardhurat nga turizmi per vetem per gjysmen e pare te vitit paperfshire sezonin e veres gjate vitit 2009 kane kaluar shifren 500 mije euro .

Top Channel