Policia shpeton nje person

15/09/2009 15:10

Punonjesit e policise rrugore ne autostraden Tirane-Durres i kane shpetuar jeten sot drejtuesit te nje automjeti me targa te huaja.

Paradite, nje prej policeve te qarkullimit rrugor vuri re se nje automjet qe po udhetonte nga Tirana ne drejtim te Durresit po merrte flake. Ai ka lajmeruar koleget e tij te cilet e kane ndalur automjetin dhe i kane kerkuar drejtuesit te mjetit te largohet me shpejtesi.

Flaket menjehere kane pushtuar te gjithe mjetin duke e shkrumbuar ate dhe duke bllokuar edhe qarkullimin ne autostrade. Mjetet zjarrefikese mberiten ne vendngjarje por nderkohe automjeti ishte shkrumbuar teresisht.

Sipas hetimeve te para shkak i zjarrit ka qene nje defekt elektrik ne automjet. Deri ne shuarjen e flakeve policia lejoi qarkullimin e mjeteve vetem ne nje krah.
 

Top Channel