PS: Pushimi i ceshtjes, turp per drejtesine

14/09/2009 19:05

Partia Socialiste reagon pas vendimit te Gjykates se Larte per pushimin e ceshtjes ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

“Vendimi per pushimin e ceshtjes eshte nje turp per drejtesine shqiptare dhe fsheh interesa korruptive dhe te verteten e tragjedise”, u shpreh deputeti socialist, Sajmir Tahiri.

Ne kete prononcim te PS-se, thuhet se po fshihet ajo cka ka ndodhur ne Gerdec duke shkaktuar 26 te vdekur.

“Kjo eshte qeveria e Berishes qe strehon Ministria ne hetim. Vendimi i gjykates nuk i jep pafajesi Mediut, thjesht vonon procesin”, u shpreh Tahiri.

Top Channel