Itali, Bossi kerkon pavaresine e Padanias

13/09/2009 13:20

Lideri i ekstremisteve italiane te Lega Nord, Umberto Bossi ka tensionuar serish ambientin politik ne vendin fqinje.

Gjate festes se Popujve ne Venecia, ai ka leshuar nje deklarate mjaft te forte, duke folur per pavaresine e krahines se Padanias. “Padania nje dite do jete nje shtet i lire, i pavarur dhe sovran”, deklaroi Bossi duke shtuar se federalizmi nuk do te mjaftonte.

“Na nevojiten ndryshime me radikale”, vijoi me tej kreu i Lega Nord qe eshte njekohesisht edhe pjese e qeverise italiane ne Ministrine e Reformave. Ne fund te fjales, Bossi premtoi se vitin tjeter do kete nje reagim popullor te njerezve qe jetojne prene lumit Po per te kerkuar te drejtat e tyre te lirise.

Top Channel