Bulqize, vagoni aksidenton minatorin

13/09/2009 09:10

Pakujdesia ne pune, per pak i ka kushtuar shtrenjte nje vagonisti te minieres se Bulqizes.

Duke shtyre nje vagon te mbushur me mineral, 33-vjecari Rasim Suroci eshte aksidentuar ne kemben e majte. Incidenti ka ndodhur ne nje nga galerite e minieres se firmes koncensionare ruso-austriake, qe aktualisht menaxhon kete miniere.

Teksa po shtynte vagonin te mbushur me mineral, Rasim Suroci, 33 vjec, eshte aksidentuar ne kemben e majte, si pasoje e rrezimit te vagonit. I riu eshte derguar nga shoket me urgjence per ne spitalin e qytetit te Bulqizes. Burime nga ky i fundit bejne te ditur se 33-vjecari kishte pesuar shtypje te kembes se majte, si pasoje e permbysjes se vagonit me mineral.

Pasi ka marre mjekimin e duhur, gjendja e tij shendetesore eshte normalizuar dhe ai eshte larguar per ne shtepi.

Top Channel