Termeti, deme ne Librazhd

12/09/2009 17:45

Harta e demeve te shkaktuara nga termeti i pak diteve me pare me epiqender fshatin Gjorice ne Diber eshte shume me e madhe se sa ajo qe eshte paraqitur deri me tani edhe nga organet shteterore.

Ne rrethin e Librazhdit, ne komunat Sterbleve dhe Lunik jane me dhjetra banesa te demtuara rende dhe te pabanueshme.

Kjo zone ndodhet ne kufi me Dibren dhe ashtu si ne shupenze apo Gjorice, edhe ne Sterbleve dhe Lunik banoret e zones po jetojne jashte dhe pa asnje ndihme.

Ata po perballojne te vetem dhe te braktisur pasojat e ketij termeti qe i nxorri nga shtepia ne prag te muajve te lagesht dhe te ftohte.

Deputeti socialist Taulant Balla ka vizituar zonen duke premtuar se do kerkonte nga organet e pushtetit vendor nderhyrje per t’i ndihmuar.

“Kemi te bejme me nje zone qe bllokohet nga reshjet e debores. Dimri nuk eshte larg dhe nese shteti nuk i ndihmon keto familje do te jete teper vone per te rikonstruktuar shtepite”, ka deklaruar Balla.

Top Channel