Tetove, nxenesit shqiptare, “ne mes te rruges”

11/09/2009 11:05

Ministria e Arsimit ne Maqedoni ka deklaruar se nuk do te marre parasysh kerkesat e prinderve te nxenesve shqiptare, te cilet kerkojne te regjistrojne femijet e tyre ne shkollen e mesme te mjekesise “Nikolla Shtejn”.

Sipas mediave maqedonase, rreth 180 nxenes shqiptare te Tetoves, pavaresish rezultateve te larta ne mesime, kane ngelur te paregjistruar per shkak te qendrimit te qeverise.

Per kete arsye prinderit e tyre kane kercenuar me protesta masive dhe kane kerkuar hapjen e klasave paralele. Por Ministria e Arsimit ka dhene nje pergjigje negative duke deklaruar se klasa paralele nuk do te kete.

Top Channel