Qeveria, javen tjeter ne detyre

10/09/2009 19:40

Megjithe shpalljen publike te kabinetit te ri, qeveria e kryeministrit Berisha nuk do te behet dot funksionale deri ne mesin e javes se ardhshme.

Afatet qe vendos Kushtetuta ne dispozicion te presidentit te Republikes jane pengesa e fundit perpara se qeveria e kryeministrit Berisha te miratohet nga Parlamenti.

Sipas Kushtetutes, presidenti ka nje afat 7 ditor, qe ka hyre ne fuqi te enjten, per te miratuar propozimet e kryeministrit per ministrat. Cka do te thote se presidenti ka afat deri te merkuren e ardhshme.

Megjithate, besohet se kreu i shtetit nuk do t’i konsumoje te gjitha ditet qe ka ne dispozicion nga Kushtetuta.

Dhe ndoshta te henen dekretet presidenciale per ministrat e rinj do te jene gati per t’u votuar ne Parlament.

Perpara se ministrat e votebesuar ne Parlament, bashke me programin qeveritar, te nisin pune ka edhe nje hap te fundit ceremonial per qeverine e kryeministrit Berisha.

Betimin tek presidenti i Republikes, nje veprim qe permbush cdo detyrim kushtetues, qe lejon nisjen nga puna te qeverise se re.

Top Channel