Kuvendi hap sot dyert

07/09/2009 09:50

Sot hap dyert seanca e pare e Legjislatures se 18-te te Kuvendit te Shqiperise, nderkohe, rituali i betimit te deputeteve eshte lene per diten e enjte.

Ne mbledhjen e pare do te jene te pranishem vetem 75 ligjvenes nga 140 qe jane zgjedhur ne votimet e 28 qershorit. 65 deputetet e Partise Socialiste do te mungojne ne mbledhjen e pare te Parlamentit, pas vendimit politik te partise ku ata bejne pjese.

Sipas rregullores se Kuvendit, ne seancen e pare te Parlamentit nuk do te kete asnje debat deri ne zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit. Jozefina Topalli pritet te rikonfirmohet ne kete pozicion, pas mosperfshirjes se saj ne kabinetin “Berisha”.

Bojkoti i opozites

Grupi parlamentar i PS vendosi te shtunen bojkot me kushte ndaj legjislativit si shprehje e qendrimit te kesaj force per zgjedhjet e 28 qershorit dhe gjithe institucioneve te dala prej tyre.

Ne seancen e tij te pare, Kuvendi do te zgjedhe nje Komision te Perkohshem per Verifikimin e Mandateve te anetareve te Kuvendit. Komisioni, i cili perbehet nga 9 deputete, shqyrton dokumentacionin perkates te zgjedhjeve dhe brenda 2 diteve i paraqet Parlamentit ne seance plenare raportin per vlefshmerine e mandateve te deputeteve te rinj.

Ne rast se ky organ veren paligjshmeri ne zgjedhje, ashtu siç ka pretenduar prej kohesh Partia Socialiste per te zgjedhurit vendore qe nuk kane dhene doreheqjen me fitimin e mandatit, çeshtja kalon ne Gjykaten Kushtetuese.

Verifikimi i mandateve

Puna e pare delikate e komisionit te perkohshem te verifikimit te mandateve eshte kontrollimi i mandatit te deputeteve te kater deputeteve, te cilet kane mbajtur poste te rendesishme gjate kohes kur kane garuar ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare.

Lefter Maliqi, i cili ka qene kryetar i Komunes Otllak, Gerti Bogdani, ne krye te njeres prej njesive bashkiake ne Tirane, Ndue Paluca, ne krye te Bashkise se Fushe-Arrezit dhe Bedri Hoxha ne Komunen Klos. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kete çeshtje qe ngjalli jo pak debat pas zgjedhjeve te 28 qershorit e ka ‘ngecur’ ne dore te komisionit te verifikimit te mandateve.

Deputetet

Nga 140 deputete, me shume se gjysma e tyre do te ulen per here te pare ne karrigen e Kuvendit. Nga keta, 40 te rinj vijne nen siglen e PS-se, 36 nen siglen e PD-se, dy nen siglen e LSI-se dhe nje ne siglen e PDI-se.

Kete katervjeçar ne sallen e Kuvendit do te mbizoterojne juristet. Ne Sallen e Kuvendit do te jene 35 deputete me profesion juriste, 32 deputete me profesion ekonomiste dhe 22 deputete me profesion arsimtare.

Seanca

Nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli, pritet te rikonfirmohet ne krye te Parlamentit, ndersa deputeti i Beratit i zgjedhur nen siglen e LSI-se pritet te ulet ne karrigen e nenkryetarit te  Kuvendit.

Seanca e pare pritet te marre nota festive, pasi administrata e Kuvendit eshte kujdesur deri ne detajet me te vogla si lule, dekorime, por edhe flamujt e NATO-s dhe BE-se.

Salla e Kuvendit do te jete edhe skena ku do te luhen edhe perplasjet e verteta politike. Interesant eshte fakti qe kete here ne Kuvend jane me shume se gjysma e deputeteve, te cilet hyjne per here te pare ne Kuvend, aty ku do te luhet edhe ‘beteja’ e vertete politike.  
 

Top Channel